Beselidhja merr nje tjeter fitore ne kampionat, e treta rradhazi dhe si rrjedhoje tashme mban vendin e trete ne renditje me 9 pike te grumbulluara. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne stadiumin e Lezhes me rezultatin 3-1 ndaj ekipit te Naftetarit.

Ndeshja eshte dominuar lezhjanet qe e kane nisur menjehere ne sulm por goli i pare do te vononte te dilte ne drite. Ne minuten e 41-te ka qene Arli Pergjoni qe ka shenuar duke bere qe pjesa e pare te mbyllet ne shifrat 1-0.

Ne te dyten do te ishte futbollisti shkodran Samet Ruqi qe ne minuten e 60-te do te dyfishonte shifrat ndersa Henrik Bruka ne minuten e 76-te do te trefishonte rezultatin. Dy minuta me vone Saraçi do te shenonte golin e vetem per kuçovaret.

Perfundimisht 3-1 per Beselidhjen qe merr kesisoj fitoren e trete rradhazi. Nje ecuri ne rritje, megjithate trajneri Dritan Smajli mendon se skuadra ka mundesi edhe per me teper. Kampionati sa vjen e veshtiresohet dhe si rrjedhoje duhet te pergatitet per kete gje.

Numri 1 i pankines lezhjane e ka bere te qarte ne çdo deklarate te tij se objektivi do te jete renditja ne mes ekipeve me te mira te kampionatit dhe deri tani gjerat duken ne rrugen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/