U rikthye tek KF Shiroka fillimisht për detyrën e drejtorit sportiv, por më pas gjërat ndryshuan dhe ai u ul në pankinë si trajner i kësaj skuadre për sezonin e ri.

E kemi fjalën për italo- argjentinasin Matias Tatangelo. Ai ndonëse me një përvojë të konsiderueshme jashtë vendit, ka pranuar të drejtojë sërish ekipin e ri shkodran dhe duket mjaft i kënaqur me këtë eksperiencë.

KF Shiroka pas fitores së djeshme 3-1 ndaj Veleçikut është ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe aktualisht mban vendin e dytë në renditje. Megjithatë vetë trajneri Tatangelo nuk ka ndër mend të ngutet me objektivat e skuadrës që ai drejton duke thënë se objektivi final është qëndrimi në kategori.

Të mos harrojmë se ky ekip gjatë verës u ndërtua për të qenë pjesmarrës në kategorinë e tretë, por më pas zuri vendin e ekipit “Albanët” një kategori më lart, në të cilën po përfaqësohen denjësisht.

“Për ne është eksperienca e parë në këtë kategori dhe kryesore është të qëndrojmë këtu ku jemi. Për ne e rëndësishme është t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe kuptohet që oreksi vjen duke u shtuar. Njerëzve po u pëlqen ajo çfarë jemi duke bërë, por nuk duhet të ngutemi”- është shprehur trajneri Tatangelo.

Të plotë prononcimin e numrit 1 të pankinës së KF Shiroka mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: