Vllaznia do te luaje neser ne ora 17:00 ndaj Flamurtarit ndeshjen e turit 1/8 te Kupes se Shqiperise. Do te jete nje perballje e vetme e ketij turi qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe kush do ta fitoje ate do te kaloje ne çerekfinale.

Ne prag te kesaj perballje, sot perpara gazetareve ka dale ne nje konference per shtyp zevendestrajneri i Vllaznise Ndriçim Shtubina i cili eshte shprehur ne kete menyre:

“Nuk ka asnje arsye te kete nenvleresim per ndeshjen e neserme sepse ne futboll duhet te jesh gjithmone i perqendruar. Detyra jone eshte qe te kalojme turin. Skuadra jone e ka vleresuar maksimalisht kete ndeshjen me Flamurtarin, besoj se do te japim maksimumin sepse jane ndeshje te rendesishme, por jemi te vendosur per alojme me sukses ate.

Une i jam mirenjohes njerezve qe kane punuar ketu siç jane Elvis Plori dhe Migen Memelli. Nese jane keto rezultate tani, eshte edhe merite e tyre sepse eshte i njejti grup lojtaresh. Thjesht na kane penalizuar demtimet dhe skuadra nuk ka marre ate çfare duhej”.

Te plote prononcimin e zevendestrajnerit te Vllaznise Ndriçim Shtubina mund ta ndiqni na kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: