Al Nassr ka mundur 3-2 Al Shabab në javën e 28-të të kampionatit në Arabin ë Saudite pasi ka qenë në disavantazh 2-0.

Në fakt, Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen me një gol të Guanca-s në minutën e 24-t dhe kanë dyfishuar avantazhin në minutën e 40-të përsëri me Guanca-n.

Në minutën e 44-t ka ardhur kundërpërgjigja e vendasve që kanë ngushtuar diferencat me Talisca-n.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të, ka ardhur goli i barazimit i Al Nassr me Ghareeb.

Tetë minuta më vonë, ka ardhur edhe goli i tretë dhe i përmbysjes për vednasit i shënuar nga Cristiano Ronaldo, i cili ka mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje perfekte.

14 gola në 15 ndeshje të luajtura në kampionatin arab për Cristiano Ronaldo-n, i cili ka dhënë edhe dy asiste në të gjitha ndeshjet e luajtura me Al Nassr deri tani.