Ditën e djeshme, në “Arenën Kombëtare” u luajt ndeshja e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë, takim që përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të shkodraneve.

Pas takimit, presidenti Armand Duka është surprizuar me një fanelë nga ekipi kuqeblu. Këtë moment, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit e ka ndarë me mediet, teksa është fotografuar dhe filmuar në ambientet e “Arenës Kombëtare”.

Ai nuk lë mënjanë as batutat, ndërsa fillimisht shprehet: “E inaguruat me fitore stadiumin e ri”. Ndërkohë më pas, njëri nga gazetarët e pranishëm i kërkon të spostohet më tej për të dalë në pah impianti “Arena Kombëtare”.

Në këtë moment, Duka shprehet: “Ça do? Po, re”. Më pas, ai kthen fanelën nga ana ku qëndron e stampuar fytyra e tij: “E do dhe një kështu?”, përfundon duke qeshur./newsport/