Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Tifozi kuqeblu, nga Belgjika në Qipro për të mbështetur Vllazninë

VIDEO/ Tifozi kuqeblu, nga Belgjika në Qipro për të mbështetur Vllazninë

Tifozet e Vllaznise bejne sakrifica nga me te ndryshmet per te ndjekur e mbeshtetur kete skuader. Njeri prej tyre eshte Serjan Hotaj. Ai jeton prej vitesh ne Belgjike, megjithate nuk mund te ndahet nga skuadra shkodrane.

Ai eshte shfaqur diten e sotme ne stervitjen e kuqebluve ne stadiumin “Tsirion” dhe padyshim qe ndjehej i lumtur qe ia doli te ishte prane skuadres se tij te zemres edhe kete here.

Serjani ne fakt ka qene edhe para dy javesh ne Bosnje- Hercegovine per te ndjekur ndeshjen e Vllaznise ndaj Shiroki Brijeg (1-3) dhe ka ardhur edhe sot ne Limasol.

“Shkodra Sport” e ka kontaktuar dhe ka zhvilluar nje interviste te shkurter me te. Ai shprehet se e ben kete gje, nga dashuria qe ka per kete skuader dhe per ngjyrat kuq e blu.

Serjani po ashtu shprehet se do te vazhdoje te ndjeke Vllaznine sa here qe te mundet sepse eshte skuadra e tij e zemres dhe nuk mund te qendroje dot larg saj. Per me shume lexoni intervisten e dhene per kanalin tone te youtube:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments