Vllaznia e basketbollit te femrave ka bere nje prezantim shume te mire diten e djeshme ndaj kampioneve ne fuqi te vendit, lojtareve te Flamurtarit dhe per 35 minuta kane luajtur si te barabarta ne parketin e pallatit te sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres, por ne fund kane qene miket te cilat fituan 54-44.

Trajneri i ekipit kuqeblu Bledar Gjeçaj eshte pare tejet i nervozuar ne minutat e fundit te ndeshjes pasi vajzat nuk i zbatuan ashtu si duhet udhezimet e dhena prej tij, megjithate ne prononcimin per mediat pas ndeshjes, u kerkoi falje atyre dhe njekohesisht i pergezoi per lojen e zhvilluar.

“E para dua t’i pergezoj vajzat se kane zhvilluar nje ndeshje, per te mos thene perfekte dhe e dyta, dua t’u kerkoj edhe falje sepse ndoshta pak jashte kontrollit ne momente te caktuara sepse po luheshin momentet e fundit te lojes dhe mund ta fitonim ndeshjen, por ato nuk po i zbatonin disa udhezime qe une ju dhashe.

E rendesishme eshte qe skuadra luan mire dhe po perballojme me sukses çdo kundershtar. E beme kete edhe ndaj Flamurtarit, nje skuader me shume blerje dhe me lojtare shume te mira, megjithate krejt kollaj ndeshjen por beme disa gabime ne fund sepse minimumi do t’i kishim bere edhe 10 pike me sulmet e shpejta qe organizuam.

Gjithsesi jam i kenaqur me kete çfare dha skuadra. Ndoshta fitorja me Teuten na ka bere te enderrojme me shume. Kemi nisur nje projekt dhe besoj se nese gjerat do shkojne mire dhe vajzat nuk do na largohen, per nje periudhe 2 vjeçare do te ndertojme nje Vllazni shume te forte dhe konkurrente”- eshte shprehur trajneri Gjeçaj.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: