Kombetarja shqiptare e boksit eshte nisur sot drejt Malit te Zi sepse ne Budva nga e diela dhe deri me date 19 nentor do te zhvillohet Kampionati Europian i 22 vjeçareve. Pjese e kesaj kombetareje do te jene boksieret Arjol Kajoshi, Flavio Meta dhe Geljan Rajku, te drejtuar nga trajneri Lazarin Vila.

Nderkohe nga e diela bashke me ekipin do te bashkohet edhe kryetrajneri Zef Gjoni. Sipas tij, fondet kane qene te pamjaftueshme per nje delegacion te plote ne kete eveniment te rendesishme dhe si rrjedhoje shkuarja e tij dhe e trajnerit tjeter Jetmir Kuçi eshte mundesuar fale nje fondi te akorduar nga nje mik i ketij sporti qe nuk ka patur deshire te identifikohet.

Duke folur per gazeten “Shkodra Sport” perpara ketij aktiviteti, trajneri Gjoni do te shprehej: “Kam shume besim tek te tre boksieret qe do te perfaqesojne Shqiperine ne kete Kampionat Europian. Flavio Meta ben boks ne Zvicer dhe ka ardhur per te perfaqesuar Shqiperine. Ben nje boks te bukur dhe kam shume besim tek ai per paraqitje shume te mire ne kete aktivitet.

Por te them te drejten, me shume rezultat presim tek Zeneli dhe Rajku. Ky i fundit qe pas kampionatit kombetar ku u shpall kampion, nuk e ka nderprere asnjehere stervitjen. Gezon nje forme te mire dhe jam i mendimit se mund t’i afrohet zones se medaljeve. Sa per Zenelin nuk e di aktualisht formen e tij, por eshte nje boksier qe ka treguar vlera edhe ne Europe dhe prandaj besoj edhe tek ai”.

Te plote prononcimin e trajnerit Zef Gjoni mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: