Neser ne ora 20.00 ne stadiumin “Air Albania” do te luhet nje ndeshje shume e rendesishme e vlefshme per javen e 30-te te “Abissnet Superiore”, ajo ne mes Partizanit dhe Vllaznise.

Ne prag te ketij takimi, trajneri Qatip Osmani ne konference per shtyp ka shprehur besimin e tij te plote qe skuadra do te beje nje paraqitje te mire dhe do te dale prej saj me rezultat pozitiv.

“Sigurisht që pas humbjes me Egnatian, shqetësim kryesor janë dëmtimet, por besoj që lojtarët që janë ankuar këto 3 ditë janë në gjendje më të mirë dhe do të jenë të gatshëm për lojë.

Smajli është akoma në diskutim. Ai do të udhëtojë me ekipin, por do ta vendosim sot në stërvitje. Kjo ndeshje është një derbi. Përvec rezultatit pozitiv, është edhe ajo ana e prestigjit. Lojtarët janë të motivuar dhe janë të bindur se një rezultat pozitiv na jep përparësi në rënditje.

Në pozitën që ndodhemi ne dhe ekipi i Partizanit, është e pranueshmë edhe 1 pikë, por megjithatë thashë që nuk duhet të orientohemi shumë në mbrojtje. Varët nga ecuria e ndeshjes”- eshte shprehur Osmani./www.shkodrasport.com/