Vllaznia e femrave mori sot fitoren e rradhes ne kampionat. Ajo vertete eshte e fokusuar tek perballjet e “Champions League” por kurrsesi nuk ka nder mend te lere pas dore edhe kampionatit, kompeticionin prej te cilit shkon serish ne Europe.

Diten e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ne perballjen me ekipin e Lushnjes. Nje fitore e lehte e cila mund te kishte qene edhe me e thelle, por stafi i kuqebluve ka vendosur qe t’u besoje me shume minuta edhe disa prej lojtareve te stolit.

Pas ndeshjes, njeri prej pjestarëve te stafit te Vllaznise, pikerisht trajneri i portiereve Fabjol Rexhepi, ne nje interviste per “Shkodra Sport” eshte shprehur se skuadra ka nje objektiv madhor kete sezon edhe fitimin e titullit te 10-te kampion rradhazi.

“Ishte më shumë si një ndeshje stërvitore, por gjithsesi na sherbeu për Champions League. Aktivizuam lojtare që nuk kemi mundur t’i aktivizojmë në Champions në mënyrë që të jemi të gatshëm në ndeshjen me Celsin.

Synojmë titullin e dhjetë kampion, por është kampionati ai që na ofron në Champions League, kështu që vëmëndja kryesore është te kampionati dhe pavarësisht se jemi në Champions, kampionati nuk duhet lënë prapa. Ndeshjet e para i kemi pasur të lehta në kalendar dhe shpresojmë që të kemi rivalë, por na mbetet të shohim në vazhdimësi”- eshte shprehur trajneri Rexhepi.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: