HomeKRYESOREVIDEO/ Trajneri shkodran s’përmbahet pas golit të barazimit dhe merr karton të...

VIDEO/ Trajneri shkodran s’përmbahet pas golit të barazimit dhe merr karton të kuq, përpara kamerës: Hajdeni me Federatë e me çfarë të doni

Liga e Parë e Kosovës ka zhvilluar sot javën e 13-të. Në fushë, Vushtira ka barazuar 1-1 me Ferizaj, teksa pas golit të barazimit te vendasit, trajneri i tyre është ndëshkuar me karton të kuq.

Samuel Nikaj nuk është përmbajtur ndaj arbitrave, teksa para kamerave ka shpërthyer në golin e barazimit, që erdhi për të tijtë në fundin e sfidës.

“Hajdeni me Federatë, e me çfarë doni”, dëgjohet të thotë Nikaj. Trajneri shkodran duket se e ka pasur për gjykimin e sfidës, duke pasur edhe ndëshkim me të kuq pas këtyre fjalëve.

Ndeshja ka qene shume e tensionuar sepse luanin dy prej ekipeve pretendente dhe Ferizaj ka kaluar i pari ne avantazh nderkohe qe Vushtrria e Samuel Nikaj ka luajtur per shume minuta me nje futbollist me pak per shkak te daljes me karton te kuq te nje futbollisti.

Megjithate kjo nuk e ka penguar Vushtrrine te kerkonte golin e barazimit dhe e ka shenuar ne minutat shtese me ane te futbollistit Labinot Osmani. Kaq ka mjaftuar qe Samuel Nikaj te shpertheje dhe si rrjedhoje edhe te ndeshkohet me karton te kuq.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments