Gjate fazes se pare te kampionatit, Beselidhja ka qene thuajse perfekte ne ecurine e saj. Megjithate vendi i dyte nuk gezon askend ne Lezhe. Te gjithe duan vendin e pare dhe ne fund rikthimin ne kategorine e pare sepse ky qytet e meriton nje gje te tille.

Shumekush aty, por edhe ne Shkoder e ne qytete te tjera jane shume te bindur se Beselidhja eshte rastesisht ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar. I pyetur ne lidhje me kete gje, trajneri Smajli eshte pergjigjur:

“Ne thjeshte duhet te luajme futbollin tone siç kemi bere edhe ne fazen e pare. Skuadren e kam, lojtaret i kam dhe besoj se ne fazen e dyte do ta kemi me te lehte sepse grupi dhe menyra e lojes tashme jane te konsoliduar.

Gjeja e pare qe kam bere kur kam marre ekipin, ka qene kerkesa ime ndaj presidentit per te larguar futbollistet e huaj. Kane qene 6-7 te tille qe luanin per Beselidhjen dhe me to skuadra ra nga kategoria. Presidentit i thashe qe dua lojtare vendas dhe shkodrane, nuk dua t’i perziej me te tjere.

Dhe mendoj se kemi bere nje faze te mire, nuk dua te them shume te mire sepse po te ishte shume e mire do te ishim ne vend te pare dhe jo ne te dytin. E presim rivalin tone kryesor- Valbonen ne fushen tone ne javen e pare. Kjo eshte nje ndeshje shume e rendesishme sepse mund te vendose shume gjera dhe fatet e kampionatit prandaj do ta pergatisim ashtu si duhet per ta kaluar me sukses”./SHKODRA-SPORT.COM/