Vllaznia e volejbollit te femrave do te synoje ta nise me fitore kampionatin e ri. Per kete arsye, vajzat shkodrane jane te angazhuar maksimalisht per ta mundur UMB Volej pasditen e se premtes ne “Qazim Dervishi”.
Ne prag te kesaj ndeshje, ka dhene nje prononcim per mediat edhe trajneri i ketij ekipi Dorian Tafa. Ai eshte bazuar tek puna e bere ne stervitje, duke premtuar suksesin.
“Aktualisht po përgatitemi për ndeshje, po bëhemi gati për sezonin e kampionatit. Shpresojmë që të japim më të mirën tonë. Dëshira jonë është që ta fillojmë me një start pozitiv. Po punojmë shumë fort dhe nuk po ndalemi.
Shpresojmë që rezultati të jetë pozitiv. Forma sportive sa po vjen dhe po rritet. Normalisht të dy palët shkojnë paralelisht, puna e tyre dhe puna jonë. As nuk e vë në diskutim fare ardhjen e tyre në pallatin e Sporteve.
Atëherë ne e kemi për detyrë t’i ftojmë të bëhen pjesë e tifozërisë dhe të mbështësin skuadrën e tyre. Për ne cdo skuadër do të vlerësohet dhe do të mundohemi që në cdo ndeshje të marrim rezultate pozitive. “/SHKODRA-SPORT.COM/
Te plote intervisten e trajnerit Tafa mund ta ndiqni duke klikuar ne linkun e meposhtem: