Me Vllazninë në vite kanë luajtur edhe jo pak futbollistë “jabanxhinj”, para se të vinin më pas edhe të huajt të cilët nuk janë të pakët këta vitet e fundit. Megjithatë, shumë pak kanë mbetur në mendjen e shkodranëve. Për atë që kanë dhënë për këtë skuadër, për vlerat e e tyre si njerëz në rradhë të parë. Por, njëri që duam të veçojnë dhe që kujtohet ende edhe sot nga të gjithë, ka qenë portieri korçar Gjergji Kushe.

Me Vllazninë ka luajtur tre vjet, ka fituar një titull kampion dhe një Kupë të Republikës por përshtypja që ka lënë tek të gjithë, ka qenë e shkëlqyer. Mbi të gjitha si “djalë I mirë”. Fatkeqësisht, ish- portieri I njohur diçka më shumë se një vit më parë, më 23 korrik 2017, vendosi t’I japë fund jetës në mënyrë tragjike ende pa I mbushur 60 vjeç.

Arsyeja, gjendja jo e mirë psikologjike e shkaktuar nga problemet që I shkaktoi alkoli dhe mbase faji këtu është edhe I shkodranëve që ia mësuan atë. Megjithatë, ajo që duam të kujtojmë sot janë vlerat e tij të shkëlqyera si portier dhe si njeri. Jo më kot, po ju sjellim një shkrim të bërë për të 9 vite më parë nga gazetari I njohur Tonin Frroku.

Gjergji Kushe, korçari kampion me Vllazninë

Ka qenë qershori I vitit 1980 ateherë kur shkodranët e kanë ndjerë se pothuajse kishin mbetur pa portier. Edhe për këtë, por shumë më tepër se kaq duke pasur mardhënie shumë të mira me klubin korçar, e kanë kerkuar prej andej një që mund të luante në porten e tyre. Korçarët duke pasur në portë një emër të madh si Jani Kaçi, ju kanë ofruar Gjergji Kushen, që kishte vetëm pak kohë pranë portierit të njohur.

Shkodranët nuk e kanë kundërshtuar, ndoshta edhe për atë se me Marjanin, Dinellen e Kaçin korçarët deri atëherë konsideroheshin shkolla e portës shqiptare. Padyshim që edhe Kushe ishte pjesë e kesaj shkolle edhe në kushte kur për nga fiziku në plan të parë nuk të linte përshtypje të tillë. Ndoshta edhe për këtë, por shumë më tepër edhe për atë se në ekipin shkodran luanin lojtarë të nivelit shumë të lartë, korçari sapo ka shkelur në kampin kuqeblu e ka ndjerë se nuk do ta kishte të lehtë.

Gjë të cilën para gjithë të tjerëve duket se e ka kuptuar një emër i madh si Sabah Bizi që atë vit luante në qendër të mbrojtjes shkodrane. Mos kini merak ka qenë siguria e Bizit për korçarin e imët. Dhe për Kushen nuk ka qenë gjë e pakët kjo aq sa që në ndeshjen e parë me Tinanën në “shtëpi” korçari ka lënë përshtypje mjaft të mirë në atë fitore një me zero, ku padyshim që njëfarë merite ka dhe korçari I portës shkodrane.

“Jeni vertet të mrekullueshëm ju shkodranët- thotë pas kaq vitesh korçari edhe për atë se jeni krejt ndryshe nga gjitha qytetet e tjera, ndoshta shumë më tepër me jabanxhijtë. Unë të pakten jam ndjerë njeriu më I respektuar në këtë qytet”, zë e kujton vitet që ka kaluar në kryeqendrën e veriut korçari që për aq koha sa ka luajtur me Vllazninë është kthyer në një siguri për porten shkodrane.

Çdo portier do ta kishte të lehtë në kushte kur me këtë skuadër luanin lojtarë të nivelit të Vasos, Bizit, Durrajt, Jerës, Hafizit, Çangës, Luçit, S.Grudës, L.Bashës, H.Dedjës, Thanës, Axhani, Borshit e Vukatanës zë e kujton pjesën më të madhe të lojtarëve fitues të kupës së Republikës në vitin 1981. Për të ardhur më vonë edhe tek Fakja, Briza, Zmijani e të tjerë plotëson Kushe që edhe tani kur bisedon më të e ndjen se mrekullohet duke kujtuar atë kupë të fituar me Vllazninë në 1981 dhe atë titull kampion vetëm një sezon më vonë.

Ndoshta edhe per kete grup lojtarësh thote Kushe diku ne piacë pa hyrë në turizmi i vjetër në një fasadë muri Jonuz Teli më kujtohet shumë mirë, kur mes të tjerave në ato poezitë sportive nëse mund tu quajmë keshtu shkruante “Moj Vllazni, moj tarovole /pak na u duke e shumë na dole/me rininë more përpjetë/mirë u pafshim sot një vjet”. Dhe kishte të drejtë se pas kupës ka ardhur titulli. Me atë grup lojtarësh që e bënë Vllazninë të ishte mbi të gjitha skuadrat e tjera.Madje gjatë ketyre viteve skuadra shkodrane ka pasur aq shumë lojtarë me ekipet kombetare “Shpresa’ dhe të rriturit sa veshtirë ti kishte pasur më parë me keto skuadra.

Që nga Hafizi,Vukatana,Luçi,Zmijani,Fakja e të tjerë.Sepse kishte ardhur brezi i duhur bënë me dije korçari.Nuk jam në gjendje ti ndajë gjërat e bukura që kam kaluar jo vetëm në këtë skuadër,por akoma më tej në atë qytet për të cilin në çdo kohë ndjej mall në çdo kohë thotë Kushe edhe për atë se më kanë dashur sikur të isha lindur dhe rritur aty së bashku më të tjerët.Për një cast Kushe ndalet tek familja e njohur Dedja, familje që jo vetëm për Kushen ka qenë dera e hapur se të gjithë lojtarëve.

Sepse,Menduhi e Hysen Dedja thotë Kushe kishin një baba si Manushi që jetonte tej mase më skuadrën shkodrane.Edhe për këtë vijon Kushe një futbollistë si Ali Mema për aq koha sa luajti me Vllazninë e ka pasur të hapur deren e kesaj familje që I ka dhënë aq shumë futbollit shkodranë.Diku më vonë kjo derë është hapur edhe për korçarin që krahas asaj që luante me Vllazninë bënte dhe sherbimin ushtarak në këtë qytet.

Në Bardhaj thotë Kushe,në atë fshat që më kanë dashur mjaft. Por,gjatë kohës që korçari ka luajtur me Vllazninë (edhe duke qenë ushtar) ka kryer studimet e larta për histori-gjeografi. Falë,dashamirsisë së Xhafer Krajës ish drejtor I parkur të mallrave thotë Kushe,ashtu siç më duhet të them fjalët më të mira për përfundimin e shkollës së lartë edhe për Bahri Axhemin,dy prej atyre që Vllazninë dhe sportistët e ketij klubi I kanë dashur sikur ti kishin djemtë e tyre.

Duke mbetur tek kupa e 1981 Kushe para ndeshjes finale me Besën ka deshirë të ndalet tek ajo e gjysëmfinales me Dinamon.Thjeshtë sepse në këtë takim Kushe ka arritur të presë tre nga pesë penallti të gjuajtura nga dinamovitet,përfshi ketu edhe atë të Demollarit.Më pas në finale pasi kemi humbur 2 me 1 në Kavajë me Besën,kanë fituar 5 me 1 në Shkodër duke e bërë përfundimisht kupën të tyre.

Për atë zot,thotë Kushe ajo natë ka qenë një nga netët që nuk e kasha jetuar më parë në jetën time,sepse e gjithë Shkodra festonte kupën,ndoshta sepse nuk di të ketë qytet tjetër të jetë I dashuruar kaq shumë me këtë lojë sa shkodranët.Pastaj akoma më e vacant ka qenë darka në Shirokë,aty ku Kushe thotë se ka edhe kujtime të tjera me skuadren e Vllaznisë.Për atë se aty na “mbyllnin’ shpesh para ndeshjeve të rendësishme thotë Kushe,ashtu siç kam çfarë të kujtoj edhe nga Velipoja e Ramza zë e ndalet në mrekullitë e kaluara me skuadrën që ka një kupë dhe një titull kampion.

Por,Kushe kujton dhe atë titull që ka më këtë skuadër,prej nga ka kujtime të tjera për të treguar.Nuk duhet të harroni se tituj kanë fituar edhe skuadra të tjera,por menyra se si festohet në këtë qytet është krejt ndryshe.Edhe sepse,shkon më tej korçari I portës shkodrane ketu festa ka tjetër kuptim.Gjithësesi,të ulur në një nga lokalet e qytetit më të madh juglindor së bashku me Kushen kemi deshirë të kujtojmë gjithçka nga ajo që korçari ka kaluar për aq sa luaji me Vllazninë.

Sepse,nuk më pelqen të harroj asgjë nga ai qytet thotë Kushe,pasi më kanë dashur aq fortë sa edhe pas kaq vitesh kam miq të shumtë atje ku besojnë aq shumë tek futbolli.Nuk e di,por në kohën tonë na shikonin sigur të ishin hyjni thotë jo pa mburrje Kushe,aspak për atë kupë e atë titull,por për atë se ai grup lojtarësh I bentë të ndjeheshin mjaftë mirë edhe duke luajtur me ekipet më të mira të kampionatit tonë.

Nuk duhet të harroni se tek Vllaznia kishte ardhur një grup lojtarësh të aftë të bënin gjëra të bukura,një pjesë e të cilëve vinin nga shkollat sportive e pjesa më e madhe nga ekipi I të rinjve. Një trajner si Medin Zhega edhe duke punuar pak me ta ka guxuar të luajë me këtë grup lojtarësh. E pas tij të njëjtën gjë për aq sa punuan kanë pasur edhe K.Kraja e Q.Halluni thotë Kushe, trajner për të cilët korçari ka një respekt të veçantë ashtu siç shprehet me të njëjtë klimë miqësie edhe për E.Rakiqin që pati fatin të ngrinte si trajner kupen e vitit 1981.

Vllazninë e ndjek me deshirë dhe tani edhe për atë se lidhjet e mija janë të forta më këtë skuadër edhe për ato dy kupa të marra me këtë skuadër,e diçka më tepër për atë dashuri që kam gjetur në këtë qytet edhe atëherë kur ka pasur raste kur e ka kaluar pak masen me ndonjë lojtarë në moment gezimi. E gjithë kjo duket se vinte kur kam filluar ta konsideroja vehten “kapo’ në skuadër thotë me humor Kushe. Pastaj jo për fajin tim zë e shfajqësohet korçari, por të miqve shkodranë që duke na mbajtur aq pranë na mesuan edhe ndonjë gotë raki shkodre. Kohë e largët thotë Kushe,portieri që mbetet një nga më të mirët e skuadrës shkodrane.

Në bisedë me Kushen jemi ndalur edhe në një moment aspak të mirë për skuadrën shkodrane,në atë cast kur në stervitje ka pushuar zemra e njërit prej futbollistëve më të mirë të kesaj skuadre,Suad Duraj.Ka qenë një moment tejet I veshirë për të gjithë ne thotë Kushe, për mua diçka më tepër pasi pas largimit nga skuadra të Bizit, Durraj ishte lojtari më të cilin flisnin më tepër gjatë lojës.

Atë natë edhe sot e kesaj dite e kam të veshtirë për ta harruar nga jeta ime thotë korçari, sepse Durraj mbetet një mik I mirë jo vetëm I imi, por I të gjithë futbollit shqiptar. Nga Shkodra,Kushe thotë se krahas të tjerave kujton atë derë të hapur të familjes së H.Dedjes aty ku pritej sin ë shtëpinë e tij. Ishim shumë miq me Serin thotë Kushe, por atë derë e gjeja të hapur siç thash diku më lartë edhe se ishte dera më e hapur për lojtarët në veçanti ata joshkodranë.

Pasi ka fituar një titull e një kupë me Vllazninë e kanë kerkuar ata të klubit korçar, pasi J.Kaçi ishte larguar nga porta. Sigurisht që nuk ka arritur të fitojë asgjë më këtë skuadër përsa I përket trofeve aspak për fajin e tij. Punë të cilën nuk e ka vazhduar gjatë, pasi ka vendosur të bëjë trajnerin. Atë të portjerëve të kesaj skuadre e më vonë dhe atë më moshat.Madje në sezoni 2004-05 ka arritur të shkoj deri tek n/kampion me para të rinjë e Skënderbeut,me lojtarë të tillë si Rrapo,Xaka,Qirinxhi,Frashëri e të tjerë të cilët edhe duke mos qenë më tepër se 17 vjeç atë vit kanë luajtur edhe me të rriturit.

Tani krahas punës si mesues I edukimit fizik,Kushe merret me një ekip femijësh aty ku jeton gjatë me pasionin e tij që ka për futbollin.Me këtë moshë lojtarësh kushdo ndjehet mirë thotë Kushe.Ishportjeri I Vllaznisë ndoshta më mirë se të tjerët,sepse këtë lojë e dashuron tej mase.

Ndoshta se kemi vite që merremi më këtë zanat shprehet Kushe,korçari që në qytetin verior e kujtojnë edhe sot e kesaj dite. Edhe për atë kupë e atë titull të fituar me Vllazninë. Ashtu si dhe Kushe kujton atë qytet e atë skuadër që I ka falur atë që tani e konsideron mburrja e tij sportive. Edhe për këtë Kushe thotë shkurt faleminderit Shkodër, faleminderit Vllazni!