Mediat italiane duken të sigurta. Marko Asensio do të shkojë te Juventusi. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, spanjolli do të ndjekë rrugën e Kristiano Ronaldos.

Bardhezinjtë kërkojnë të përforcohen edhe më shumë për të luftuar në të gjitha frontet, por objektivi kryesor është Liga e Kampionëve.

Megjithatë, operacioni për transferimin e tij nuk duket i thjeshtë, pasi klauzola e largimi të tij është marramendëse, plot 500 milionë euro. Në javët në vazhdim pritet një takim mes palëve për të diskutuar transferimin e tij.

Futbollisti nuk ndihet mirë nën drejtimin e Solarit dhe ka shprehur pakënaqësinë për aktivizimin e pakët, sidomos pas takimit me Pëlzenin në Ligën e Kampionëve ku ai e pa ndeshjen si spektaktor.