Gazetari i sportit, Pano Xhixho, u shpreh se Partizani-Vllaznia në vitet e fundit ka qenë një histori konfliktesh.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Xhixho deklaroi se Partizani nuk e mund dot Vllazninë prej kohësh.

Për Partizanin është e mundshme edhe nga Kupa edhe nga kampionati, mund ta arrijë Europën. Fati më i madh është që kemi të bëjmë me 4 skuadra, që janë në 6 të parat e kampionatit. Këtu nuk gjen dot kompromis. Nuk është e qetë asnjë skuadër nga gjysmëfinalistet.

Kam përshtypjen që historia e përballjeve mes Partizanit dhe Vllaznisë në vitet e fundit, është një histori konfliktesh. Historia që Partizani luante në Kamzë dhe Vllaznia në Korçë. Pastaj ishte ajo penalltia sezonin e kaluar që i hoqi titullin të kuqve. Partizani ka kohë që nuk e mund dot Vllazninë.