Trajneri Nevil Dede, u shpreh se Partizani në këtë moment është më i fortë se Vllaznia. Në studion e emisionit “Skaner” në MCN TV, ai u shpreh se është me e sigurt që skuadrat ta sigurojnë Europën nga kampionati sesa nga Kupa.

Është më e sigurt që Europën ta arrish nga kampionati. Është më e thjeshtë nëse ke vazhdimësi. Në Kupë ka edhe fragmente që mund ta vendosin ndeshjen.

Është korrekte që Partizani dhe Teuta ta tentojnë Europën nga kampionati. Fitimi i Kupës mund të thotë shpëtim i sezonit.

Unë mendoj se Partizani është më i fortë se Vllaznia. Ka më pak dëmtime dhe një formë më të mirë. Ka shumë pak lëvizje tek të kuqtë. Vllaznia ka shumë luhatje dhe këto mendoj se i japin avantazh Partizanit.