Vioresin Sinani, ish-kapiteni i Vllaznisë dhe goleadori më i mirë në historinë e klubit, e quan të mirë ecurinë e deritanishme të kuqebluve.

Qenia në mes katër më të mirave të Kupës dhe pozicioni i tretë në kampionat duket se janë të mjaftueshme për shkodranët për t’u dhënë nota pozitive sipas tij.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Sinani mendon se Vllaznia fiton në përballjen ndaj Tiranës. Rrugëtimin drejt kreut për t’ia rrëmbyer kësaj skuadre vendin e parë që do të thoshte titull kampion, e shikon si të pamundur.

Si e shikoni Vllazninë e këtij sezoni?

Përgjithësisht sezoni mund të quhet i mirë. Ndoshta është pritur më tepër. Por në këto momente Kupa dhe Europa nga kampionati janë edhe në lojë dhe janë objektiv minimal mendoj se janë të arritshme plotësisht. Prandaj nuk duhet që të thuhet se nuk është një sezon i mirë.

Ju sjell nostalgji kur bëhet fjalë për përballje të tilla si Vllaznia-Tirana?

Shumë, pasi ka emocione shumë brenda kësaj sfide. Janë dy skuadra që rivalizojnë që kur janë themeluar njëra-tjetrën. Për ne, por edhe për sportdashësit është një kënaqësi ndjekja e një përballjeje të tillë. Këto dy skuadra janë elita e futbollit shqiptar.

Pas nje humbje dhe nje barazimi, a ka ardhur koha qè Vllaznia ta fitoje kete takim?

Patietèr. Vllaznia e ka dominuar Tiranen edhe brenda ne Tirane. Kemi shikuar njè ekip qè nuk pushon per asnjé moment. Unejam i bindur qè fiton Vilaznia te shtunèn.

Njè fitore e Vllaznisè e fut sèrish kete skuader nè valle per titull apo duhet te kenaqet kètè sezon me Kupat e Europès?

Tirana èshtè e shkèputur dhe do it jetè e vèshtire. Ne futboll mund te ndodhe cdo gjè, por jam pak skeptik ne kètè drejtim. Megjithatè, objektivin minimal, Kupat e Europès, nuk duhet ta llogarisin.