Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, komentoi gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, në emisionin “Skaner” në MCN TV. Ai u shpreh se tani kampionati do të jetë shumë i luftuar, për një vend në Europë nga skuadrat.

Starova deklaroi se është gabim i madh nëse mendohen tolerime për në Kupën e Shqipërisë.

Kampionati do të jetë zjarr për shkak të luftës për një vend në Europë, apo edhe për mbijetesë. Teuta është duke u rritur. Ka përmirësuar disa probleme nga e kaluara, sidomos në mbrojtje.

Laçi është forca e dytë e kampionatit, barazimet e fundit sikur e kanë zbehur. Asgjë nuk është e sigurt në Kupë, rezultati nuk dihet. Garanci jep forma sportive.

Është gabim i madh, që të mendosh se do tolerohet këtu për të përfituar aty. Skuadrat kanë objektivat e tyre, për të rregulluar ekipet.