Ish-lojtari, Ermal Tahiri, u shpreh se Teuta është skuadra që është më e fokusuar te Kupa, për të arritur Europën.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai analizoi se durrsakët për shkak se janë larg Europës në kampionat, fokusin e kanë në Kupë, aty ku shorti në gjysmëfinale e vendosi përballë Laccit.

Zjarri i kampionatit nuk është lart, por është poshtë, ato ia japin zjarrin kampionatit. Duke parë situatën e skuadrave të fundit, do e bëjnë më të vështirë për ekipet sipër. Partizani është shumë afër Europës edhe nga kampionati. Me formën që po kalojnë, janë afër. Teuta në anën defensive po rregullohet.

Të shikojmë çfarë do tregojnë para ndeshjes me Laçin. E rëndësishme është që Teuta i ka objektivat e qarta, për të shkuar dhe për ta marrë Kupën, për Europën.

Teuta matematikisht është në lojë për Europën nga kampionati, por e ka më të vështirë se Partizani. Durrsakët mendoj se do jetë më e fokusuar te Kupa se skuadrat e tjera.