Vllaznia ne volejboll per femra e ka nisur me fitore kampionatin. Ne ndeshjen e javes se pare, ate te luajtur pasditen e sotme ne pallatin “Qazim Dervishi” ekipin e UMB Volej me rezultatin e paster 3-0.

Vajzat e drejtuara nga trajneri Tafa e kane nisur shume mire ndeshjen dhe si rrjedhoje e kane fituar setin e pare ne shifrat 25-14.

Pak me shume rivalit, por eshte serish ekipi shkodran qe e fiton ate me rezultatin 25-21. Fitimi i ketij seti krijoi pershtypjen se edhe ndeshja do te mbyllej me tre sete, por ne fakt ne te fundit gjerat do te nderlikoheshin disi.

Vllaznia eshte ne avantazh gjate gjithe kohes, por ne fund leshon disi ne loje dhe rezultati barazohet ne shifrat 24-24, por ne fund ata nuk gabojne dhe e fitojne ate 26-24 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin 3-0.

Ajo e nis me fitore kampionatin por duhet thene se kundershtari nuk ishte i nje niveli te larte, ndersa rivale te saj pritet te jene ekipet e Tiranes, Partizanit dhe Skenderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/