Shkodra është bërë gati tashmë të mirëpres Ligën e Kampioneve në futboll për femra. Bëhet fjalë për raundin e parë, ndërsa grupi i shtatë do t’i luajë ndeshjet më 6 dhe 9 shtator në stadiumin “Loro Boriçi”.

Të mërkurën në ora 12:00 Valur e Islandës – Fomget e Turqisë, kurse në ora 18:00 Vllaznia do të presë kampionen e Kosovës, Hajvalinë. Të shtunën luhet finalja për vendet 3-4 dhe për fituesen e grupit, e cila kalon në raundin e 1/32 të finaleve.

Te Vllaznia jane te qarte se e presin sfida shume te veshtira, megjithate per momentin e gjithe vemendja eshte perqendruar tek sfida e se merkures ndaj kampiones kosovare Ep Com Hajvalia.

Kemi te bejme me nje ekip i cili e ka ruajtur grupin dhe po ashtu, ne rradhet e te cilit ka lojtare cilesore, prandaj dhe tek Vllaznia po e vleresojne maksimalisht kete kundershtar. Me grupin e krijuar dhe me punen e bere nen drejtimin e trajnerit Lika, ka shume besim se do ia dalin te shkojne ne finale.

Sigurisht qe nje ndihme per kete gje do te japin edhe tifozet shkodrane qe gjithmone kane qene ne mbeshtetje te Vllaznise se femrave dhe padyshim qe do te jene edhe te merkuren ne shkallet e “Loro Boriçi” si lojtari i 12-te kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/