Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Mbremjen e sotme ajo ka fituar me rezultatin 87-72 ndaj Flamurtarit, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Basketbollistet kuqeblu e kane nisur mire takimin dhe si rrjedhoje e mbyllin perioden e pare ne shifrat 26-13. Kjo epersi eshte ruajtur dhe madje thelluar edhe pak ne perioden e dyte e cila u mbyll me rezultatin 22-20 dhe ne kete menyre Vllaznia shkon ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 15 pikesh.

Ne perioden e trete ajo e ka thelluar edhe me shume epersine, duke e çuar diferencen deri ne 25 pike, por me pas leshon ne loje dhe si rrjedhoje e mbyll perioden e trete ne shifrat 16-15. Nderkohe ne perioden e katert Flamurtari e rriti lojen dhe erdhi duke e ngushtuar rezultatin deri ne 10 pike.

Megjithate kuqeblute ne sekondat e fundit te ndeshjes arrijne te shenojne edhe pese pike te tjera dhe ne kete menyre e mbyllin takimin me rezultatin e pergjithshem 87-52. Kjo ishte fitorja e trete e Vllaznise ne pese jave kampionat dhe si rrjedhoje per momentin duket brenda objektivit te saj, zones play-off./SHKODRA-SPORT.COM/