Prej ditesh flitet per nje organizim te tifozeve shkodrane drejt Bosnje- Hercegovines per te mbeshtetur Vllaznine ne ndeshjen ndaj Shiroki Brijeg.

Ne fakt edhe vete klubi vendas ka kontaktuar UEFA-n duke i kerkuar qe te lejohet nje numer i reduktuar i tifozeve kundershtare ne te dy perballjet me Vllaznine. Te ketij mendimi kane qene edhe shkodranet, por mesohet se diten e sotme ka ardhur vendimi negativ ne lidhje me kete çeshtje.

Burime prane klubit shkodran bejne te ditur se institucioni i futbollit europian permes nje emaili ka njoftuar Vllaznine por edhe Shiroki Brijeg per kete problem.

“Për të minimizuar rreziqet e lidhura me covid-19, Komiteti Ekzekutiv i UEFA vendosi gjithashtu që të mos lejojë tifozët vizitues të marrin pjesë në ndeshjet e garave të klubeve UEFA dhe të mos zbatojë rregullin 5% për vizitorët mbështetës për të gjithë 2021/22, ndeshjet e fazës kualifikuese dhe play-off”.

Kjo do te thote se tifozet shkodrane nuk do te kene nje vend te rezervuar ne tribunen e stadiumit “Pecara” siç ndodh zakonisht. E vetmja menyre per te qene te pranishem ne kete ndeshje, eshte blerja e nje bilete dhe hyrja ne stadium si tifoz vendas.