Nga Gjergj KOLA

Mbrojtesi shkodran Andreas Ndoj eshte nje nga me te vleresuarit e ekipit Olimpiakos per gjysmen e pare te sezonit. Shtatelarti 20 vjeçar ka qene ne fushe ne 11 prej ndeshjeve te kesaj skuadre ne kampionatin grek, ku ka marre vleresime shume te mira.

Si rrjedhoje, vleresimi i “Sofascore” e nxjerre Ndojin ne vendin e katert nga te gjithe futbollistet e skuadres se njohur greke teksa ka nje mesatare vleresimesh prej 7.25.

Ne vend te pare eshte mesfushori Kostas Fortounis i cili ka nje mesatare vleresimi me noten 7.83. Ne vend te dyte eshte mesfushori tjeter Daniel Podence me vleresimin 7.48 dhe ne vend te trete mbrojtesi Rodinei qe ka noten mesatare 7.41.

Andreas Ndoj eshte ne vendin e katert me noten mesatare 7.25 dhe padyshim qe nje vleresim i tille eshte per t’u duatrokitur sepse tregon nje performance te shkelqyer te ketij futbollisti ne te parin sezon me ekipin e Olimpiakosit.

Ai eshte marre nga ana e trajnerit nga ekipi B per nevoja fillimisht, por paraqitjet e mira te bera ne ndeshjet e kampionatit (nje jave ka dale edhe ne formacionin me te mire te javes se kampionatit grek), kane bere qe Ndoj te fitoje besimin e stafit dhe te mbetet ne formacion. Dhe shtatelarti me origjine nga Shkodra nuk i ka zhgenjyer, prandaj dhe kane ardhur keto vleresime./SHKODRA-SPORT.COM/