Shume komente, shume diskutime, kerkese falje e nje mori akuzash kane shoqeruar post- ndeshjen Vllaznia- Kukesi. E gjitha kjo ka ardhur nga gjesti i futbollistit Demir Imeri qe vendosi mesa duket veten per ta gjuajtur ai 11-metershin qe fituan kuqeblute, ne vend te Dilaver qe ishte planifikuar ta ekzekutonte ate.
Ne fakt, edhe pas ndeshjes trajneri Brdariç deshi ta kalonte krejt lehte kete moment, pa i kushtuar rendesine e duhur ne publik, por padiskutim qe ai veprim eshte analizuar ne skuader.
Burime prane saj bejne te ditur se trajneri gjermano- kroat eshte ndalur jo pak tek ky moment, ne menyre qe te mos perseritet sepse le nje shije te hidhur tek sportdashesit.
Fotoja ilustruese e ketij shkrimi e tregon me se miri kete gje. Ne fundin e ndeshjes me Kukesin, trajneri Brdariç ka hyre ne fushe dhe duke i vene doren ne qafe Imerit dhe shihet duke diskutuar me shume qetesi me te por edhe me Dilaver.
Ne fakt tek Vllaznia nje gje e tille nuk ka ndodhur per here te pare. Ne nje miqesore te prag-sezonit, pikerisht ate ndaj Tiranes, ishte Dunga qe shkoi dhe mori topin per te gjuajtur topin duke mos e lejuar Markun ta bente nje veprim te tille ndonese i tha trajneri.
Por ne ate moment, ishte thjesht miqesore dhe per me teper Dunga pat shenuar. Por kete here ishte ndryshe. Imeri e humbi dhe perpos kesaj, edhe mundesine per ta fituar ndeshjen. Prandaj dhe kjo gje beri shume buje dhe mori shume diskutime, por qe duket se nuk do te ndikoje tek ecuria e metejshme e skuadres./SHKODRA-SPORT.COM/