Pavaresisht perpjekjeve te futbollisteve te rinj shkodrane, pjesa e pare e ndeshjes se kthimit te “Uefa Youth League” ne mes Vllaznia dhe Astanes, eshte mbyllur me fitoren e miqve 1-0. Keta te fundit ndonese kane zbritur nje here rrezikshem ne porten vendase, kane arritur te shenojne ne minuten e 37-te pas nje goditje kendi me ane te Zhumadilov.

Nje rezultat qe ne fakt nuk justifikon lojen e zhvilluar ne kete pjese.Vllaznia e ka nisur me mire ndeshjen dhe po ashtu e ka perfunduar ne kete menyre pjesen e pare, megjithate problemi i vetem per te ka qene mosshnimi i golit.

Ne 45 minutat e para, kuqeblute e trajnerit Zmijani kane krijuar tre- kater raste me ane te Qardakut, Lisajn e Ndrecen megjithate ka munguar shenjestrimi ashtu si duhet.

Kur pritej qe te shenonte Vllaznia, ka ardhur goli i miqve. Pas nje goditje kendi, topi mbet ne zonen e vendasve dhe shtyhet per ne rrjete nga Zhumadilov ndonese shkodranet pretendojne per nje prekje te topit me dore me pare nga ana e tij.

Ky gol i gjeti te papergatitur djemte kuqeblu qe gjithsesi u munduan te mos e ulin ritmin por e kishin te veshtire te gjenin rrugen e rrjetes. Medja ne ’45 gjuan fort, por topi kalon ngjitur me shtyllen e djathte pingule te portes se Astanes.

Perfundimisht, pjesa e pare mbyllet me avantazhin e Astanes me rezultatin 1-0, qe e sheh veten kesisoj shume prane kualifikimit per ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Vllaznia: Qarri, Rahova, Smajli, Repaj, Mehja, Qardaku, Ndreca, Lisaj, Palushani, Asllani, Shima.

Astana: Saenko, Zhakipbajev, Iliasov, Iskakov, Sagnajev, Mazhit, Prokopenko, Karimov, Kairkenov, Skvortsov, Zhumadilo.

Gjyqtar: Faruxha Çan Trustin (Maltë)