Tek Vllaznia do kete edhe pak dite stervitje nga e merkura deri ne fund te javes dhe me pas pushime. Por kuqeblutë nuk kanë shumë kohë në dispozicion per kete gje sepse më 24 janar do jenë në fushë për të luajtur ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Kamzës.

Gjatë kësaj periudhe, drejtuesit e klubit do të shohim edhe mundësinë e marrjes së ndonjë lojtari tjetër. Administratori Lici dhe drejtori Firat e kanë bërë të ditur se përforcimet nuk do të mungojnë, ndërkohë që edhe trajneri Lika ka thënë se ekipi ka nevojë për forca të reja.

Ende nuk dihet nëse lojtarët e rinj do të vijnë vetëm nga Nigeria apo do të ketë edhe nga vende të tjera. Objektivi i kuqebluve është i qartë, për t’u ngjitur në Superligë dhe jo vetëm kaq, por lojtarët e ardhur mund t’i shërbejnë skuadrës edhe për sezonin e ardhshëm.

Për këtë arsye, do të bëhet shumë kujdes në përzgjedhje. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe ndonjë lojtar që mund të largohet nga ekipi gjatë janarit, gjithsesi e rëndësishme është që Vllaznia ta përballojë me sukses edhe gjysmën e dytë të sezonit.
© shkodrasport.com