Vllaznia ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në pragndeshjen me Tiranën, pikërisht pasdite në orën 15.00 dhe në rradhët e saj duket se ka një atmosferë shumë entuziaste.
Por nga ana tjetër, në orët e para të mbrëmjes ekipi ka lënë Shkodrës për t’iu drejtuar Barbullushit sepse drejtuesit e klubit kanë vendosur ta grumbullojnë skuadrën në ambjentet e “Gardenland Resort”.
Arsyeja pse është zgjedhur ky resort duket se ka të bëjë me faktin se përpos kushteve të mira që ofron ai, është preferuar distanca me qytetin e Shkodrës duke dashur ta lërë të qetë skuadrën dhe larg presionit të ambjentit sportiv.
Duke qëndruar larg këtij ambjenti, mendohet që futbollistët të jenë më të qetë sepse në fakt edhe vetë trajneri Brdariç e ka bërë të qartë se kjo sfidë nuk mund të vendosë asgjë dhe për këtë arsye, ajo thjesht konsiderohet një takim i rradhës./SHKODRA-SPORT.COM/