Zlatan Ibrahimovic, vetëm një ditë pasi u dëmtua i hipi motorit dhe u argëtua me shokun e skuadrës, Hakan Calhanoglu. Suedezi dhe turku u shfaqën me Harley Davidson, ndryshe nga presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili i ka surprizuar të gjithë sot.

Ai ka publikuar një foto ku shfaqet në një motor sportiv, të cilin e ka përdorur për të shkuar në zyrat e një prej bizneseve të tij. Dukës i pëlqen të jetë sportiv, apo të provojë aktivitete që i japin adrenalinë.

Gjithsesi, ka edhe nga ata që e këshillojnë që të mos e përdorë motorin. Një prej tyre është mbrojtësi i Tiranës, Tefik Osmani, i cili me shaka i ka komentuar në foton që Duka ka publikuar: “Armand Duka, mos me motor se po presim pagën e dytë të luftës”. /abcnews/