60 vite sot per ish- pingongistin dhe trajnerin e shekullit te SK Vllaznia ne kete sport, Tonin Binoshin. Nje dite kjo qe e ben ate te lumtur me urimet e shumta qe ka marre nga i gjithe komuniteti i pingpongut shkodran dhe shqiptar.

Tonin Binoshi ka lindur ne Shkoder me 28 maj 1960 dhe ne rinine e tij do t’i perkushtohej sportit te pingpongut. Do te merrej me shume vite me te, nderkohe qe pas perfundimit te karrieres si sportist, do te niste ate te trajnerit.

Madje duke patur shume suksese teksa veçohet titulli i dyte kampion i fituar ne historine e Vllaznise (i pari ishte fituar ne vitin 1969), pikerisht ai i vitit 2003, ka per protagoniste edhe Tonin Binoshin. Ai do te ishte trajneri i ketij ekipi kampion qe ne perberje te tij kishte sportistet Enver Parmeza, Gezim Pepa, Nadir Quku e Sokol Tirana.

Pikerisht per kete arritje, por edhe per te tjera ne vazhdim, Tonin Binoshi do te vleresohej sebashku me Selaudin Medjen si “trajneret e shekullit” te SK Vllaznia me rastin e 100 vjetorit te ketij klubi.

Prej vitit 2012 nderkohe Binoshi mban detyren e sekretarit te pergjithshem te Federates Shqiptare te Pingpongut dhe po ben me te miren e mundshme per zhvillimin e ketij sporti.

Gazeta “Shkodra Sport” i uron z. Binoshi edhe 100 vite te tjera te lumtura duke shpresuar qe ai do te vazhdoje te jape kontributin e tij per pingpongun edhe per shuem vite te tjera!
Gjergj KOLA