Erisildo Smaçi, gati të rikthehet në Kategorinë Superiore. Mesfushori lezhjan, i cili është nën kontratë me Apoloninë, kërkohet nga të paktën dy klube të elitës: Vllaznia dhe Kastrioti. Siç raporton supersport, drejtuesit e skuadrës fierake mund ta lëshojnë 23-vjeçarin në formë huazimi, sikurse ka ndodhur edhe me Mihanën.
Në fakt, Smaçi ka njëfarë përvoje në elitë, pasi në të kaluarën ka luajtur për pak kohë me Laçin, pa harruar edhe aktivizimin me Apoloninë para dy sezonesh.
Përveç dëshirës së lojtarit, vendimtare do të jetë edhe qasja e Apolonisë, që zotëron kartonin e futbollistit. Shkodranet per momentin nuk jane te fokusuar tek merkatoja sepse duan qe te perqendrohen tek ndeshjet europiane.
Smaçi luan ne rolin e mesfushorit te qendres dhe tek Vllaznia do te hynte ne gare me disa futbolliste per te kerkuar nje vend ne formacion, megjithate me pare duhet pare se si do rrjedhin ngjarjet.