HomePA KATEGORIVllaznia donte t’i prishte kontratën, por klubi ndërron mendje

Vllaznia donte t’i prishte kontratën, por klubi ndërron mendje

Sulmuesi me pasaportë gjermane dhe kombësi ganeze, Kristofer Mandiangu, mbetet një çështje e hapur te Vllaznia. Me të kaluar Koronavirusin, atij do t’i duhet të bëjë një punë vërtet të madhe për të fituar besimin e drejtuesve.

Lojtari i ardhur me bujë është kthyer në një shqetësim për shkodranët, pasi më shumë ka qëndruar i dëmtuar, sesa në fushë me ekipin. Sulmuesi i krahut është një njohje e vjetër e trajnerit Tomas Brdariç dhe praktikisht një “bast” i tij.

E megjithatë, deri më tani nuk ka treguar vlerat e tij të vërteta në ato pak minuta që është aktivizuar në miqësoret e muajit të kaluar.

Lojtari nuk ka kapur ritmet e ekipit në proceset stërvitore dhe pengesë është bërë një dëmtim që ka në këmbë. Që pas testit me Teutën, ai nuk i është bashkuar më grupit.

Në klub ishin gati që të prishnin kontratën me të, por iu dha një shans dhe tashmë i mbetet 28- vjeçarit që ta shfrytëzojë. Mësohet se Mandiangu është më i paguari në ekip.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments