Tek Vllaznia vërtetë ende nuk ka marrë rrugë puna për sezonin e ri, atë të ringritjes së ekipit që do ta rikthejë në Superligë, por drejtuesit e klubit janë duke bërë planet e duhura.

Mendohet që të ketë një riorganizim total të skuadrës duke larguar shumë prej futbollistëve që nuk kanë dhënë asgjë në sezonin e fundit.

Baza e ekipit do të jetë kryesisht me lojtarë të rinj.

Padyshim që do të tentojnë të mbajnë ata që janë evidentuar si futbollistë me të ardhme dhe një ndër to është Ardit Krymi.

Mesfushori po kërkohet nga Tirana, Partizani dhe së fundmi edhe nga Teuta.

Drejtuesit e klubit Vllaznia nuk kanë ndër mend ta lëshojnë kollaj këtë futbollist madje planet janë që skuadra e sezonit të ri të nisë pikërisht prej tij.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë edhe kapiteni i ri i ekipit.
www.shkodrasport.com