Analizë nga Senad Nikshiqi

Pavarësisht një ecurie jo të mirë dhe me oshilacione në ndeshjet e fundit, Vllaznia do të kërkojë fitoren në ndeshjen e rradhës. Atë që do të luajë ndaj Kukësit ditën e dielë në ora 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit te Shkodrës.Kjo eshte nje sfide mjaft e rendesishme per te dy kampet sa i takon te ardhmes. Kjo perballje pritet me mjaft interes per vete pozitat dhe rezultatet e te dy ekipeve ne ndeshjet e fundit.

Vllaznia nuk e ka aspak te lehte, sidomos pas 3 rezultateve negative radhazi, barazimi me Bylisin ne Shkoder, humbjet me Besen e Flamurtarin ne transferte. Pavaresisht kesaj shkodranet do te kerkojne kthesen pikerisht ndaj kuksianeve. Nga ana tjeter skuadra kundershtare vjen ne kete sfide pas rezultateve pozitive dhe nje kthese qe ka bere ne Superlige. Vllaznia do te kerkoje qe te ringrihet serish ndersa Kukesi te konfirmohet si skuader pretendente. Në kampin kuqeblu ka besim për arritjen e marrjes së trepikëshit pavarësisht se përballë do ketë një kundërshtar shumë të fortë i cili e ka kaluar momentin jo të mirë dhe tashmë ka hyrë në rrugën e pretendimeve. Skuadra shkodrane me trajnerin Canaj në krye, që nga dita e martë ka nisur përgatitjet për këtë sfidë. Problemi kryesor për të është rikuperimi i disa lojtarëve. Natyrisht që duhet parë gjendja e kapitenit Beqiri i cili ne Vlore perballe Flamurtarit nuk arriti qe te jete ne fushen e lojes pikrisht per shkak te demtimit duke kufizuar zgjedhjet e stafit teknik per prapavijen. Po ashtu edhe gjendja e Belishës i cili shfaqi probleme në takimin e fundit në Vlorë. Pavarësisht kësaj, tek Vllaznia ka optimizëm. Fakti që luhet në Shkodër është një plus më tepër për arritjen e fitores. Drejtuesit e skuadrës e kanë bërë të qartë se duhet patjetër marrja e fitores në këtë ndeshje duke qene se kampionati vjen e veshtiresohet dhe lufta eshte shume e madhe teksa te gjitha ekipet perjetojne friken e renies nga Superliga. Pavarësisht se Kukësi konsiderohet një skuadër më e fortë, nisur nga përbërja e lojtarëve dhe investimi që është bërë për të, Vllaznia nuk do të hapë rrugë kollaj. Fakti që në tre përballjet me këtë skuadër shkodranët kanë arritur dy fitore dhe një barazim, e tregon më së miri këtë gjë teksa do kërkohet tashmë edhe fitorja e tretë ndaj kukësianëve. Ne sfiden e pare te ketij sezoni Vllaznia mori nje fitore 3-1 ne Kukes teksa i sherbeu si nje katapulte per nje sere rezultatesh pozitive. Ironi apo rastesi, Vllaznia do te kerkoje serish qe ndaj Kukesit te beje kthesen.