Këtë të shtunë do të zhvillohet gara e parë e çiklizmit për vitin 2015, pikërisht kupa “Sali Hima” në Tiranë. Në të do të marrin pjesë të gjithë ekipet e vendit dhe ajo që spikat në këtë garë të parë është padiskutim pjesmarrja e ekipit të Vllaznisë me përbërje të plotë, pra me 8 çiklistë. Kishte vite që nuk ndodhte kështu pasi ky sport në Shkodër ka qenë në prag të shkrirjes megjithatë puna e bërë dy vitet e fundit nga trajneri I këtij ekipi Sabetin Hoxha, I ndihmuar nga presidenti I shoqatës së çiklizmit Leonard Kola dhe të tjerë dashamirës të këtij sporti, ka dhënë shenjat e para madje në garën e nesërme, sipas trajnerit të ekipit shkodran priten edhe rezultate pozitive të këtyre sportistëve. Në këtë mënyrë, me mënyrën si po punohet dhe përkushtimin që po tregojnë në stërvitje, emra të tillë si Bruno Kola, Rais Ferhati, Sabah Alija, Rigers Velija, Gjergj Zefi e të tjerë do ta thonë fjalën e  tyre në çiklizmin shqiptar. Kuptohet se kanë se çfarë të mësojnë nga tradita e emrave të shquar të këtij sporti në vite dhe natyrisht edhe me mbështetjen e klubit Vllaznia që ka filluar t’I qëndrojë afër këtij sporti, priten shumë shpejt rezultate të larta të tyre.

© shkodrasport.com