Pavarësisht 7 mungesa që do të ketë Vllaznia për ndeshjen e rradhës me Kukësin, ekipi shkodran do të tentojë të marrë pikë në ndeshjen e së shtunës. Këtë mendim ka dhënë për mediat trajneri I kësaj skuadre Luan Zmijani një ditë para ndeshjes së rradhës për ekipin e tij. Sipas numrit 1 të pankinës shkodrane, skuadra duket e motivuar për të bërë më të mirën ndaj Kukësit.


“Kemi jo pak probleme megjithatë objektivi i Vllaznisë është i qartë për të bërë më të mirën edhe në këtë ndeshje dhe kuptohet që kërkojmë të marrim pikë. Gjatë këtyre ditëve jemi munduar të punojmë në aspektin taktik për të eliminuar ato probleme që skuadra shfaqi në ndeshjen e fundit me Skënderbeun dhe tashmë na mbetet t’i shohim në fushë nëse i kemi korigjuar apo jo ato”- ka thënë numri  i pankinës shkodrane. Ekipi shkodran do të niset paraditen e së shtunës drejt Kukësit dhe në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje nuk do jenë futbollistët Soza, Kalaja, Kraja, Baci, Bardulla e Hakaj të dëmtuar si dhe Krymi I penalizuar me kartona. Pavarësisht këtyre shtatë mungesave, kuqeblutë do tentojnë të bëjnë një paraqitje të mirë në takimin ndaj skuadrës që mban vendin e dytë në renditje.
© shkodrasport.com