Friday, February 13, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave barazim 2-2 në miqësoren me kampionen e Kosovës, KFF...

Vllaznia e femrave barazim 2-2 në miqësoren me kampionen e Kosovës, KFF Mitrovica

Vllaznia e futbollit të femrave ka zhvilluar ditën e djeshme në Kavajë një ndeshje me ekipin kampion të Kosovës- Mitrovica. Ky i fundit po zhvillon fazën përgatitore në Golem dhe si rrjedhojë ka kërkuar një miqësore dhe kësaj kërkese i është përgjigjur pozitivisht kampionia shqiptare.

Takimi është shoqëruar me rivalitet dhe në fakt ka qenë Vllaznia e cila ka kaluar dy herë në avantazh me anë të Vuksanit dhe Cartaman, por në të dy rastet kanë qenë futbollistet nga Mitrovica që kanë barazuar.

Duhet thënë se ekipi kuqeblu nuk ka qenë i plotë në këtë ndeshje sepse nuk ka luajtur portierja e saj kryesore dhe në vend të saj është aktivizuar 15 vjeçarja Reshiti, e po ashtu ka munguar edhe liderja e mbrojtjes Arbiona Bajraktari.

Ndërkohë pas kësaj miqësoreje, Vllaznia i rikthehet kampionatit dhe të dielën do të luajë në orën 13:00 në “Reshit Rusi” ndaj Atletik ndeshjen e parë të fazës së dytë të tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments