Vllaznia e femrave e ka humbur edhe ndeshjen e dyte ndaj Interit dhe ne kete menyre i ka dhene lamtumiren Kupave te Europes per kete sezon. Takimi i kthimit i turit te dyte te “UEFA Women’s Europa Cup” ndaj skuadres italiane eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte fituar nga kjo e fundit me rezultatin 5-0.
Pjesa e pare e ndeshjes ka qene me e mire per kampionet tona. Ato kane pesuar nje gol ne minuten e 8-te me ane te futbollistes Bugeja. Me pas, Vllaznia eshte munduar te ballancoje lojen dhe madje ka patur nje mundesi te arte te barazoje me ane te Montenegros, por topi i gjuajtur prej saj kaloi ngjitur me traversen.
Ne kete menyre ky 45 minutesh eshte mbyllur me rezultatin e ngushte 1-0 ne favor te Interit. Ne te dyten, miket kane shenuar edhe kater gola te tjere me ane te futbollisteve Polli, Glionna, Tomaselli e Detruyer. Perfundimisht 5-0 ne favor te skuadres italiane qe kalon ne turin e trete te ketij kompeticioni.
Nga ana tjeter, Vllaznia e femrave i jep fund aventures europiane per kete sezon dhe tashme duhet te perqendrohet tek kampionati ku padiskutim qe objektiv do te kete fitimin e titullit te 13-te kampion.(www.shkodrasport.com)