Vllaznia e futbollit te femrave pasditen e djeshme festoi titullin e shtate kampion rradhazi dhe padyshim qe kemi te bejme me nje ekip qe “nuk i ka problem” kundershtaret e tij.
Kete e tregojne shifrat e kampionatit dhe jo vetem te ketij te fundit. Vllaznia eshte krijuar shtate vjet me pare dhe ne po kaq vjet ajo ka luajtur ne total 136 ndeshje ne kampionat. Nga to, jane arritur 134 fitore dhe vetem 2 barazime!
Kenaqesine e ketij rezultati e ka patur Kinostudio ne kampionatin e sezonit 2013-2014 dhe Apolonia ne kampionatin qe sapo u mbyll. Per humbje te vajzave kuqeblu as qe behet fjale.
Nderkohe nese ndalemi tek golaverazhi ai eshte vertete mahnites. Ne 7 kampionate ky ekip ka shenuar plot 998 gola. Vetem dy i mungojne per te plotesuar “mijeshen” dhe mbase mund t’i kishin shenuar qe ne kete kampionat, por nuk i kane kushtuar rendesine e duhur.
Nga ana tjeter, Vllaznia ne 7 vjet ka pesuar vetem 30 gola dhe ky eshte nje tregues tjeter i arsyeve pse ajo fiton gjithmone. Nga menyra si eshte i ndertuar ky ekip, me siguri qe keto rekorde do te vijojne edhe ne te ardhmen.
www.shkodrasport.com