Në ndeshjen e sotme ndaj Turbinës ka shënuar njërin prej tre golave të Vllaznia U21, pikërisht atë që hapi suksesin.

E kemi fjalën për mesfushorin Arjet Bizi, i cili pas aventurës me Besëlidhjen para disa muajsh, tashmë është rikthyer tek Vllaznia U21, teksa sot ka shënuar golin e parë me ekipin e tij.

Në një intervistë për “Shkodra Sport”, ai shprehet i lumtur që gjeti rrugën e rrjetës së parë me shkodranët dhe poashtu deklaron se Vllaznia U21 nuk do të dorëzohet dhe do të luftojë për vendin e parë deri në fund të kampionatit, edhe pse diferenca është plot 12 pikë me kreun e renditjes.

“Po, jam i lumtur, sepse ishte edhe goli i parë sezonal për ekipin. Në ndeshjen e sotme ndaj Turbinës, loja foli për ne, sepse e dominuam për 90-minuta.

Normalisht, që do luftojmë deri në fund për vendin e parë të renditjes, sepse përderisa kemi qenë në vend të parë, kemi treguar se mundemi të jemi në krye dhe të luftojmë deri në fund.

Ecuria personale? I kënaqur, por pretendoj për më shumë akoma”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Vllaznia U21, Arjet Bizi.
Maringlen ZHIVANI