Vllaznia ne futboll per femra do te zhvilloje mbremjen e se premtes ndeshjen e saj te fundit ne UEFA Women Champions League ne stadiumin “Loro Borici”.

Edhe pse vajzat kuqeblu nuk arriten te sigurojne qofte edhe nje pike apo nje barazim, ky kompeticion tregoi se Vllaznia ne futboll per femra po perparon nga viti ne vit dhe sidomos kete edicion, teksa vajzat kuqeblu bene historine, duke arritur ne fazen e grupeve te Champions League.

Ky ishte nje sukses me te cilin u mburr cdo shqiptar dhe jo vetem shkodranet. Shkodra si gjithmone dha modelin e saj pozitiv, me Vllaznine e femrave qe solli ne kete qytet emra gjigante te futbollit boteror, sic ishin Reali i Madridit, PSG dhe tashmë edhe Celsi.

Minimumi i asaj qe mund te bejne tifozet kuqeblu eshte qe ne kete ndeshje te fundit te mbushin shkallet e stadiumit, pasi ekipi i Vllaznise ne futboll per femra e meriton nje gje te tille, sepse ka bere shume per kete qytet.

Realisht, vajzat kuqeblu e meritojne kete mbeshtetje ne ndeshjen e fundit te kesaj fushate eleminatore ne “Loro Borici”, prandaj tifozet duhet te jene sa me te shumte ne shkallet e stadiumit.
Maringlen ZHIVANI