Pas 10 vitesh dominim absolut, Vllaznia e futbollit te femrave “leshon” trofeun e pare. Diten e sotme ka qene planifikuar te luhet ndeshja e kthimit e turit çerekfinal te Kupes se Shqiperise ndaj Gramshit, por sipas informacioneve qe ka gazeta “Shkodra Sport” kjo nuk ka ndodhur.

Arsyeja ka te beje me mungesen e ekipit te Vllaznise ne ndeshje. Nga kontaktet tona me drejtuesit e ekipit, mesojme se automjeti me te cilin kane udhetuar drejt Gramshit ka pesuar nje defekt dhe si rrjedhoje nuk kane mundur dot te mberrijne ne destinacion.

Megjithate ky nuk eshte justifik per FSHF-ne qe me shume siguri do ia jape fitoren ne tavoline 3-0 ekipit te Gramshit dhe ne keto rrethana, duke ditur qe Vllaznia e kishte fituar ndeshjen e pare ne shifrat 2-0, do te thote se fituesja ne fuqi e Kupes se Shqiperise do te eliminohet nga ky kompeticion.

Nje vendim drastik i marre nga drejtuesit kuqeblu te cilet vazhdojne ende te jene te shokuar nga ngjarjet ne ndeshjen e kampionatit ndaj Tiranes, por mbi te gjitha nga vendimet e Komisionit te Disiplines te cilet e konsideruan Vllaznine fajtoren kryesore te akteve te dhunes, ne nje kohe qe futbollistet dhe stafi i saj kane qene te dhunuarit ne ato incidente.

Me shume siguri dikush ne Federate dhe jo vetem, eshte merzitur shume nga dominimi absolut i Vllaznise ne futbollin e femrave qe ne 10 sezonet e fundit, ka arritur t’i fitoje 10 titujt kampione dhe 10 Kupat e Shqiperise. Pikerisht nga kjo, drejtuesit shkodrane po reagojne ne menyren e duhur duke “hequr dore” fillimisht nga Kupa, prej te ciles me shume mundesi do te largohen sot.

Presidenti Matija ne fakt keto kohet e fundit ne çdo dalje publike te tij, e ka bere te qarte “xhelozine” e madhe te te tjereve ndaj sukseseve te Vllaznise dhe arritja deri tek skandalet si ai i ndeshjes me Tiranes, kane qene edhe shenjat e “rrembimit me dhune” te trofeve. Por me dhune sigurisht qe shkodranët nuk do ia linin askujt. Me mire eshte qe kundershtaret t’i gezohen “fitoreve ne tavoline” ndaj Vllaznise sepse vetem keshtu mund ta mundin ate./SHKODRA-SPORT.COM/