Vllaznia e futbollit te femrave ka dale tre here e fituar nga shorti i turit te pare te “UEFA Women Champions League” qe eshte hedhur mesditen e sotme ne Nion te Zvicres. Dhe fati kuptohet qe ndihmon me te mirin. Skuadra 9 here kampione e Shqiperise, ndodhej ne vendi e shtate te renditjes ne mes 42 vendeve pjesmarrese ne short dhe nga kjo ajo ka perfituar ne disa aspekte edhe tek hedhja e tij.

E para, kampionia shqiptare ne baze te shortit te hedhur, do te jete ne grupin 10, nje nga dy te vetmit me tre skuadra ne kete tur te pare te ketij kompeticioni shume te rendesishem europian.

E dyta, Vllaznia do te kaloje direkt ne finalen e grupit ku do te ndeshet me fituesen e çiftit Breznica Pljevlja (MNE)- Spartak Myjava (SVK).

E treta, kjo ndeshje do te zhvillohet ne Mal te Zi dhe ky padyshim qe eshte nje tjeter lajm i mire per Vllaznine. Aferisa gjeografike do te beje te mundur qe ne finalen e 21 gushtit qe me shume mundesi do te luhet ne stadiumin e Podgorices, do te kete edhe tifoze shkodrane qe do t’i mbeshtesin vajza kuqeblu drejt kualifikimit per ne 32 skuadra me te mira te Europes.

Nese do te arrihej kjo gje, do te ishte diçka historike sepse Vllaznia do ta realizonte per here te trete ne kater pjesmarrjet e fundit ne kete kompeticion te rendesishem europian./SHKODRA-SPORT.COM/