Vllaznia ka vijuar edhe diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e marte ne ora 19.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj ekipit te Kukesit. Kjo sfide eshte duke u vleresuar maksimalisht ne kampin shkodran.

Per kete sfide me shume mundesi trajneri Josa nuk do te kete te gatshem serish lojtare si Latifi, Boshnjaku, Juriç e Bulatoviç, te cilet kane patur probleme demtimesh dhe tashme po ndiqen me kujdes per te mos u nxituar me aktivizimin e tyre sepse kjo mund te krijoje probleme.

Tashme mbetet per t’u pare se cila do te jete 11-shja qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare. Ne fakt dilemat nuk jane shume te medha sepse porta e mbrojtja nuk do kete ndryshime, me Zogoviç ne porte dhe me Smajli, Shehi, Gurishta e Hakaj ne mbrojtje.

Ka nje dileme nderkohe se kush do te jete ne treshen e mesit te fushes por me shume mundesi aty do te luajne Alivoda, Jonuzi dhe Marku. Nje dileme edhe per lojtaret e krahut qe do te ndihmojne repartin e sulmit, por gjasat jane qe aty te luajne Mala e Ardit Hoxhaj ndersa ne maje te sulmit eshte e sigurte qe do te luaje nga minuta e pare Balaj.

Kalendari i Vllaznise eshte i favorshem, me dy ndeshje rradhazi ne shtepi, fillimisht me Kukesin te marten dhe me pas te dielen ndaj Tiranes ku padyshim qe do te kerkoje te marre 6 pike, me te cilat eshte e sigurte qe do t’i afrohet shume kreut te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/