Vllaznia e volejbollit te femrave gabon ne sfiden vendimtare te vlefshme per Kupen e Shqiperise, ate ndaj ekipit te Partizanit te luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.
Volejbollistet shkodrane jane mundur me rezultatin 1-3 nga miket. Ne fakt kane qene vajzat kuqeblu qe e nisen mire ndeshjen duke e fituar setin e pare.
Kjo gje dha shpresat per nje fitore te kesaj ndeshje por nuk do te ndodhte keshtu. Seti i dyte do te fitohej nga Partizani duke baazuar gjithçka. Edhe i treti dominohet nga volejbollistet e kuqe qe madje e fitojne lehtesisht ate.
E njejta gje edhe tek i katerti dhe gjithçka u mbyll me fitoren e Partizanit 3-1. Ky ekip tashme forcon pozitat e tij ne vendin e dyte ne renditje, nderkohe qe per Vllaznine veshtiresohet shume puna per kalimin ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.
Ne humbjen e sotme per ekipin shkodran kane ndikuar mungesat e Bardelit dhe Kuçi, nderkohe qe edhe pasuesja Beci ka luajtur ne gjendje jo te mire shendetesore./SHKODRA-SPORT.COM/