Vllaznia ka pesuar nje tjeter humbje ne kampionat, e treta rradhazi (e pesta bashke me ndeshjet e Liges Unike) duke konfirmuar edhe njehere tjeter se kriza e saj vazhdon edhe pas largimit te trajnerit Milatoviç.

Mbremjen e djeshme eshte luajtur ndeshja ndaj Kamzes e cila ishte planifikuar per t’u luajtur tre dite me pare, por per arsye te mungeses se energjise elektrike ajo u pat shtyre.

Ndeshja nisi me rivalitet dhe perioda e pare u mbyll ne shifrat 24-23, nderkohe qe ne te dyten eshte Vllaznia qe e permireson lojen duke kaluar rezultatin ne favorin e saj dhe dy ekipet shkojne ne pushim me rezultatin 47-43 ne favor te shkodraneve.

Kamza nderkohe nuk pajtohet me disavantazhin dhe ne perioden e trete arrin ta ktheje rezultatin ne favor te tij teksa ate e mbyll ne shifrat 68-65 dhe ne te katerten e ka ruajtur ate, madje duke e thelluar edhe me shume dhe i gjithe takimi eshte mbyllur me shifrat 91-86.

Per Vllaznine pikeshenuesi me i mire ishte Robert Shestani me 18 pike. Por nderkohe, edhe kjo humbje per kuqeblute e drejtuar nga trajneri Ervin Berdica treguan se do t’u duhet kohe per te dale nga kriza ku ndodhen prej disa javesh./SHKODRA-SPORT.COM/