Flamurtari ka ndër mend të heqë dorë nga shërbimet e mbrojtësit Ergis Mersini sepse në merkaton e janarit ka ofruar disa lojtarë dhe për rrjedhojë ai mund të lihet i lirë.
Gjirokastritit nuk i mungojnë ofertat, teksa burime të “Eduasportin.com” bëjnë me dije se veç Kamzës e Luftëtarit, që interesohen për shërbimet e Ergis Mersinit, edhe Vllaznia po e mendon afrimin e lojtarit. Momentalisht trajneri Gjoka ka në dispozicion Antonio Markun dhe Samet Ruqin që mund ta mbulojnë këtë rol, por nisur nga mungesat në qendër, Marku mund të përdoret më shumë si qendërmbrojtës.

Kështu, afrimi i një tjetër mbrojtësi për krahun e majtë duket se po merret në konsideratë në Shkodër. Megjithatë, duhet pritur. Deri nga e shtuna mund të zbardhen shumë gjëra sa i takon të ardhmes së merkatos të kuqebluve.