Largimi i Alexis Sanchez nga skuadra e Arsenal është i sigurtë, me sulmuesin kilian që pritet të jetë pjesë e Manchester City, madje që në merkaton e janarit. Të bindur për këtë largim, drejtuesit e Arsenal janë duke lëvizur në merkato dhe kanë evidentuar pasardhësin e tij. Ai është sulmuesi i Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang (13 gola këtë sezon në Bundesligë), që duket se kërkon një aventurë të re.

Sulmuesi ganez është gati të kalojë në Premier League, por në dilemë mbetet periudha se kur do të kryhet ky transferim.

Alexis Sanchez prane largimit nga Arsenal

Gjithçka për sa i përket kalimit të Aubameyang te “topçinjtë” varet nga koha se kur City do të vendosë të marrë Sanchez, në merkaton e janarit apo do të presë deri verën e ardhshme, për ta marrë kilianin me parametër zero. Pas dëmtimit të Gabriel Jesus, që do të mungojë një muaj, City mund të lëvizë që tani dhe të kërkojë një zëvendësues të denjë, duke qenë se aktualisht në sulm ka vetëm Sergio Aguero. Në rast se Sanchez ikën në janar, pas pak ditësh pritet të vijë edhe zëvendësuesi i tij, që do të jetë Aubameyang, pasi Wenger synon një vend në Champions./telesport/