Arsen Hajdari do të jetë pjesë e Besëlidhjes sezonin e ri. Sulmuesi largohet nga Vllaznia pasi këta të fundit i kërkuar lojtari që të jetë në provë për disa ditë dhe do të ishte trajneri Jonuz ai që do të thoshte fjalën e fundit.

Një gjë e tillë nuk është pranuar nga Hajdari dhe në këtë mënyrë lojtari është largua për t’u transferuar te Besëlidhja. Siç raporton “Kategoriaeparë_official”, Besëlidhja do të firmos me lojtarin në ditët në vijim.

30-vjeçari ishte pjesë e rëndësishme e Vllaznisë edhe sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë, por kjo nuk ka mjaftuar për drejtuesit që i kanë thënë se do të jetë në provë për disa ditë për të firmosur përsëri me klubin.

Lojtari nderkohe ka menduar zgjidhje tjeter dhe duket se do t’i pergjigjet pozitivisht thirrjes te trajnerit shkodran te Beselidhjes Elvis Plori per t’u bashkuar me te.